Lajme

Ministri Sveçla reagon pas publikimit të videos së një të ndaluari në Mitrovicë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas publikimit të një videoje të një të arrestuari teksa ndodhej në ndalim në Mitrovicë.

Sveçla ka thënë se incizimi i të arrestuarit apo burgosurit është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Mbrëmë përmes medieve kam parë videon denigruese ndaj një të arrestuari teksa ndodhej në ndalim në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut. Zyrtari Policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra dhe po vijojnë procedurat hetimore nga IPK”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka përfunduar duke thënë se zyrtari policor që ka kryer veprimin është suspenduar mbrëmë.

Kam përgëzuar dhe vazhdoj të përgëzoj secilin aksion të organeve tona që bëhet me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë e të sigurtë, për mirëqenie, barazi e drejtësi për të gjithë dhe pa dallim. Mirëpo, inçizimi i të arrestuarit apo të burgosurit është absolutisht i papranueshëm dhe është i dënueshëm me të gjithë mekanizmat ligjor në dispozicion. Prandaj, pa asnjë hezitim dje kam ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast”, ka përfunduar Sveçla.

/Shqip.com