Lajme Botë

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri po lufton ende për jetë

Kryeministri sllovak, Robert Fico, “po lufton ende për jetën e tij”, tha Robert Kalinák, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, në një konferencë shtypi në spitalin ku po trajtohet Fico, raporton CNN.

“Operacioni ka vazhduar për tre orë e gjysmë. Gjendja e tij mjekësore është vërtet shumë komplekse”, shtoi ai.

“Ne jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë te shëndeti i Robert Ficos. Dhe ne shpresojmë se ai do të jetë mjaft i fortë për t’ia dalë mbanë”, tha Kalinák.

/Shqip.com