Ministri Mehaj raporton në Komisionin për Siguri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të raportojë të premten në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ky raportim i tij para komisionit pritet të nis në orën 10:00.
“Mbahet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të raportojë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Ai së fundmi ka raportuar më 2 nëntor në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por kjo mbledhje ishte mbajtur e mbyllur për media.
Kjo për shkak se anëtarët e Komisionit kishin pyetje konfidenciale që mund të dëmtonin procese nëse deklarimet bëhen publike.
Në këtë komision, ministri Mehaj ishte ftuar për të raportuar rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike – NATO. /Shqip.com