Ministri Latifi viziton Klinikën e Psikiatrisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë
Publikuar:
(31.05.2022 19:29:06)

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka vizituar Klinikën e psikiatrisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë.
Kjo vizitë sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë është bërë në kuadër të vizitave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Në kuadër të vizitave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, Klinikën e Neurologjisë dhe Klinikën e Pulmologjisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas njoftimit në këto takimi, Latifi ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në krijimin e kushteve më të mira për punë./Shqip.com