Lajme

Ministri i Turqisë: Ekzistenca e Feto-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri truk, Mevlut Cavusoglu, gjatë konferencës me ministren, Donika Gërvalla, ka treguar një pengesë mes raporteve të Turqisë dhe Kosovës.

Sipas tij pengesa mes të dy vendeve është ekzistenca e Feto-s në Kosovë.

“Ekzistenca e Feto-s është duke bërë punë për t’i helmuar raportet tona dhe pas tentim-puçit në Turqi, ekzistenca e Feto-s në Kosovë neve dhe popullin turk e shqetëson shumë, këtë dua ta theksoj patjetër këtu”, tha ministri turk.

Sipas Cavusoglu, Fethullah Gulen, po përpiqet të bëjë keq në Kosovë, “ashtu si në Turqi”.

“Strategjinë e ngjashme të cilën e ka zbatuar në vendin tonë, është duke e zbatuar në Kosovë. Këtë ne jemi duke e vrojtuar. Në njërën anë, këqyrin t’i helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, dhe në anën tjetër shohin të inflirtohen në institucione shtetërore. Ashtu siç kanë bërë në Turqi dhe vende tjera, po tentojnë ta bëjnë të njëjtën këtu”, tha Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se për Turqinë te vendi vëlla dhe mik në Kosovë është shqetësuese t’i shohin këto, dhe sipas tij janë të rrezikshëm për të ardhmen.

Cavusoglu po ashtu e pa të nevojshme ta porosis Kosovën që t’i injorojë ata që nuk e thonë të njëjtën gjë si Turqia.

 Ai gjithashtu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.

Lexo edhe:
Çavusoglu: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

Cavusoglu u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

Para kësaj konferencë për media, të dy ministrat kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Lexo edhe:
Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e frekuencës së fluturimeve

Me këtë rast, Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje në lidhje me rritjen e frekuencës të fluturimeve mes dy vendeve./Shqip.com