Lajme

Ministri i Mbrojtjes: Ukraina po hyn në një fazë të re të luftës

Lufta në Ukrainë po vazhdon, ndërkaq forcat ruse po pushtojnë edhe në zonat e banuara të vendit.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se Ukraina tashmë po hyn në një fazë të re të luftës.

Reznikov u zotua të armatosë një milion luftëtarë duke përdorur armët dhe pajisjet e reja ushtarake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore i kanë dhuruar vendit gjatë dy javëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes tha se gjatë fillimit të luftës, “vullnetarët ishin jashtëzakonisht ndihmues” dhe falë lëvizshmërisë së tyre ata “zgjidhën shpejt çështjet shumë të ngutshme”.

Tutje, Reznikov tha se për të fituar, Ukraina duhet të planifikojë me kujdes burimet dhe të shmangë gabimet dhe të investojë në objektet e prodhimit ukrainas për të siguruar stabilitetin dhe shpeshtësinë e dërgesave.

Në deklaratën e tij në Facebook, ai tha se Ukraina ishte mbështetur në ndihmën bamirëse nga qytetarët, vullnetarët dhe organizatat qytetare për një pjesë të konsiderueshme të pajisjeve të saj ushtarake.

Ai tha se në fund të prillit, ministria e mbrojtjes e Ukrainës po mbështetej në donacione për 50% të jelekëve antiplumb të përdorur në luftime.

Ndërkaq sipas tij, që nga 13 maji, Ukraina ka arritur të rrisë prodhimin e saj për të siguruar 57% të jelekëve antiplumb të forcave të armatosura./Shqip.com