Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi viziton nesër Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, pritet që nesër të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast, ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime tête-à-tête dhe në nivel të delegacioneve.

Takimi midis dy ministrave pritet të nis në ora 09:00, dhe pritet të nënshkruhet një momerandum bashkëpunimi.

Flamuri i Malit të Zi dhe i Kosovës

Në fund, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrat do të adresohen me deklaratë për media./Shqip.com