Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej vendeve të Ballkanit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka se deklaruar Forca e Ushtrisë së Kosovës (FSK), është e krahasueshme për nga kapacitetet me vendet e Ballkanit, madje edhe i tejkalon edhe shumë prej tyre.
Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverisjeje së kabinetit Kurti, është rritur blerja e pajisjeve ushtarake, por me çmime më të ulëta se viteve të kaluara.
“6.000 për qind e rritjeve të investimeve në armatim. Është e pakonceptueshme që në periudhën 20218-2020 janë më pak se katër milionë euro blerje të armatimit, e nga 2021-a deri në 2023 janë 238 milionë euro blerje për armatim…Përmes këtyre blerjeve i kemi kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës. Sisteme Bayraktar, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake. Mund të themi që jo vetëm që s’ka qenë më e fuqishme, por ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë Maqedonci të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ministri Maqedonci ka shtuar për FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025”, duke shtuar se për stërvitjet “Defender Europe 2023” ka pasur stërvitje me vendet aleate.
/Shqip.com