Lajme

Kuleba: Sulmet me raketa janë përgjigja e Rusisë për bisedimet e paqes

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se sulmet ruse të së martës tregojnë se çfarë mendon Rusia për çdo negociatë të mundshme paqeje, shkruan CNN.

“Raketat ruse po vrasin njerëz dhe po shkatërrojnë infrastrukturën në të gjithë Ukrainën tani,” shkroi Kuleba në Twitter.

Mes raporteve për sulme me raketa ruse në vende të shumta anembanë Ukrainës, Kuleba shtoi:

“Kjo është ajo që Rusia duhet të thotë për çështjen e bisedimeve të paqes. Mos i propozoni Ukrainës të pranojë ultimatumet ruse! Ky terror mund të ndalet vetëm me forcën e armëve tona”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelesnky, më herët përshkroi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës në një fjalim me video drejtuar udhëheqësve të G20 në Bali të Indonezisë.

/Shqip.com