Lajme

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Të shfrytëzohet momentumi për progres në dialog

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është e rëndësishme për të shfrytëzuar momentumin për progres të mëtutjeshëm në dialog.

Schallenberg falënderoi kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për përpjekjet e tyre të vazhdueshme.

“Lajm i mirë nga Brukseli! Kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për të shfrytëzuar momentumin për përparim të mëtejshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Shumë faleminderit për Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për përpjekjet e tyre të vazhdueshme. Ne kemi nevojë për shtensionim, jo një konflikt tjetër!”, ka shkruar në Twitter kryediplomati austriak, Schallenberg.

/Shqip.com