Ministri gjerman: Kosova është sërish nën presion nga Serbia
Publikuar:
(03.10.2023 09:38:49)
Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.
Reagimi i tij vjen pak para vizitës zyrtare që do ta realizoj në vendin tonë.
“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
/Shqip.com