Ministrat e BE-së përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë
Publikuar:
(22.09.2022 11:03:57)

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të përgatisin sanksione të reja kundër Rusisë.
Ata gjithashtu u zotuan të rrisin dërgesat e armëve në Kiev, raporton Reuters.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se Putini po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën.
“Është e qartë se Putini po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën”, u shpreh ai./Shqip.com