“Minishengeni Ballkanik”, Berisha: Rama po përdoret nga Vuçiq

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur për iniciativën e “Minishengenit Ballkanit”, deklaroi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, “po përdoret” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Berishës, iniciativa e “Minishengenit” e filluar nga Rama, Vuçiqi e kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, është destabilizuese për Ballkanin.
Ai në një videolidhje në “Debat Plus” u shpreh se kjo aleancë trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por “nxitë fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme”.
“Edi Rama po përdoret nga Aleksandar Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës me të cilat [Vuçiq] nuk po mund të merret vesh”, tha lideri i PD-së.
Ish-kryeministri i Shqipërisë shtoi se në Washington Kosova dhe Serbia u paraqiten si të barabarta derisa sipas tij në Minishengen këto shtete nuk po paraqiten të barabarta.
Berisha ka thënë se nuk do të ishte kundër Minishengenit nëse ajo të do ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
“Kurti nuk ka kërkuar asgjë më shumë se barazi mes shteteve”, tha ndër të tjera Sali Berisha.
Kosova është shteti që e kundërshton në plotni Iniciativën. Kurse, edhe Mali i Zi e Bosnje Herzegovina kane shprehur plot dyshime.
Kryeministri Albin Kurti e pati quajtur këtë projekt “Jugosllavi të Re”, nismë jo vizionare, pengesë për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian e po ashtu edhe organizim që nuk e trajton Kosovën palë të barabartë me gjitha tjerat anëtare./SHQIP.com