Lajme

Mimoza Kusari-Lila tregon se a do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në konferencë për media ka thënë se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ose jo, varet nga kërkesa që shteti fqinj duhet ta nis zyrtarisht në Kosovë.

“Përgjigja e institucioneve të Kosovës, është që vetëm me një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti i Serbisë drejtuar shtetit të Kosovës, bazuar në ligjet e Kosovës dhe praktikat europiane, do të shqyrtohej vendimi pro apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në këto momente, ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Serbia, ka kërkesë ndaj institucioneve ndërkombëtare por autoriteti sovran janë institucionet e Kosovës”, tha ajo.

Ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se në Strasburg kanë kërkuar dhe është votuar që vetëm me praktikat e aplikueshme që nënkupton vetëm me kërkesën zyrtare nga një shtet në shtet tjetër mund të miratohet një kërkesë e tillë. /Shqip.com