Miliarderi heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të Ukrainës

Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë.
Ai themeloi bankën online Tinkoff, një nga huadhënësit më të mëdhenj të Rusisë, me rreth 20 milionë klientë.
Në një postim në Instagram, ai tha: “Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist që filloi një luftë me fqinjin e tyre paqësor”.
“Është turp për mua të vazhdoj ta mbaj këtë pasaportë”, raporton BBC.
Ai raportohet se jeton në Londër, por është subjekt i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si shumë anëtarë të tjerë të elitës së biznesit të Rusisë.
“Shpresoj se më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, kështu që kjo dobëson regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij dhe e vë atë përfundimisht në humbje,” tha Tinkov.
Raportet e mediave thonë se një tjetër bankier rus, Nikolay Storonsky, gjithashtu ka hequr dorë nga shtetësia e tij ruse.
/Shqip.com