Sport Ndërkombëtar

Milanit po i rikthehet “artileria e rëndë”

Milanit po i rikthehen futbollistët nga lëndimet

Viti 2022 ka nisur mbarë për Milanin.

Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Ante Rebic kanë filluar të sërtviten me rosonerët.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për kuqezinjët, në prag të ndeshjes që do ta zhvillojnë ndaj Romës – më 6 janar.

Sipas “Milan News”, Ibrahimovic është më së afërmi për tu rikuperuar.

“Rikuperimi i Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Ante Rebic po vazhdon. Të tre sulmuesit u bashkuan secili në pjesën e parë të seancës së sotme stërvitore të skuadrës tërësisht me pjesën tjetër të grupit.

Zlatan Ibrahimovic

Menjëherë pas kësaj Rebic dhe Leao vazhduan me disa punë individuale pasi anësori kroat bëri stërvitje teknike ndërsa portugezi u rikthye në grup. Më në fund, Ibrahimovic e kreu të gjithë seancën me grupin”, raportojnë burime të afërta të klubit për “Milan News”.

Rebic i ka munguar skuadrës që një kohë të gjatë dhe rikthimi i tij do të jetë “transfer” i ri për pjesën tjetër të sezonit.

Skuadra nga kryeqyeti u eleminua nga Liga e Kampionëve, por në Serie A po kalon momente të mira.

Pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara, rosonerët gjenden në vendin e dytë, me 42 pikë të grumbulluara. Vetëm katër më pak se Interi që është lider./Shqip.com