Milanin e ndajnë vetëm dy ndeshje nga Scudetto

Vetëm dy ndeshje e ndajnë Milanin nga Scudetto i shumëkërkuar.
Rosonerët kanë triumfuar me rezultat 1-3 në udhëtim te Verona për të bërë edhe një hap para drejtë titullit.
Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli nuk e nisi ndeshjen shumë mirë, pasi ishte në disavantazh 1-0 pas golit të shënuar nga Davide Faraoni në minutën e 38-të.
Por, kuqezinjët u rikthyen në lojë me golin e realizuar nga Sandro Tonali – në minutat shtesë të pjesës së parë.
Mesfushori italian shënoi përsëri në minutën e 49-të për 1-2. Festa shpërtheu në pankinën e mysafirëve.
Teksa, golin e qetësisë e realizoi Alexandro Florenzi – kur po zhvillohej minuta e 86-të.
Me këtë fitore, Milani ngritet në kuotën e 80-të pikëve. Dy më shumë se Interi i vendit të dytë.
Deri në përfundim të kampionatit – rosonerëve i kanë mbetur edhe dy përballje: Saussoolo në udhëtim dhe Atalanta në shtëpi. /Shqip.com