Milani po fiton “pastër” ndaj Atalantës pas 45 minutave lojë

Forma e lartë e Milanit në Serie A duket që është vetëm në rritje.
Pas 45 minutave lojë, rosonerët janë duke e mposhtur Atalantan me rezultat të pastër 0-2, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Davide Calabria. Për mbrojtësin Italian ky gol ishte tejet i veçantë dhe do mbahet mend gjatë pasi u shënua vetëm pas 28 sekondave lojë.
Ndërsa, për dyfishimin e rezultatit u përkujdes mesfushori Sandro Tonali.
Tonali ishte shumë i kritikuar sezonën e kaluar për formën e tij, ndërsa këtë sezonë është duke kaluar momente tejet të mirë.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, kuqezinjtë gjenden në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Napoli që është lider në Serie A.
Ndërsa, Atalanta pozicionohet në vendin e tetë me 11 pikë të grumbulluara./Shqip.com