Sport Ndërkombëtar

Milani mbetet në hap për vendin e parë, PSG-ja fiton në kohën shtesë

Rosonerët shënojnë fitoren e radhës

AC Milan nuk është duke u dorëzuar për vendin e parë në Serie A.

Rosonerët kanë dalë fitues në ndeshjen e zhvilluar ndaj Venezias me rezultat të pastër 2-0, shkruan Shqip.com.

Edhe pse në këtë takim nuk u paraqit Zlatan Ibrahimovic, “djelmoshat” kuqezinjë arritën që të arkëtonin pikë të plota.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Brahim Diaz, kurse epërsinë e dyfishoi Theo Hernandez.

https://twitter.com/Luca44720436/status/1440780636738838536?s=20
Goli i shënuar nga Theo Hernandez

Pas kësaj fitore, rosonerët gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Napoli që gjendet në vendin e parë.

Një “dramë” ka ndodhur në Francë ku PSG-ja ka shënuar fitore në minutat e fundi të ndeshjes.

Pa Leo Messin që ishte i lënduar, parisienët “shpëtuan” me dy golat e shënuar nga Achraf Hakimi.

Goli i shënuar nga Hakimi

Në anën tjetër, mysafirët golin e nderit e shënuan me K.Koyate në minutën e 39-të.

Pas kësaj fitore, nënkampionët e Francës mbeten lider të Ligue 1 me 23 pikë./Shqip.com