Milani interesohet për Renato Sanches

Kontrata e tij me Lille skadon në vitin 2023 dhe dhe shumë ekipe i janë vënë pas.
Renato Sanches është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë, ndërsa sipas “Gazzetta”, së fundmi edhe Milani po kërkon shërbimet e tij, shkruan Shqip.com.
“Milani ka vendosur të tentojë “goditjen” e Renato Sanchez në mesfushë në vend të Franck Kessie, që duket i destinuar të largohet”, ka shkruar ndër të tjera, mediumi Italian.
Mesfushori portugez ishte ndër futbollistët më të mirë në Ligue 1, në sezonën e kaluar, kur skuadra franceze u shpall kampione në Ligue 1.
“Kuqezinjtë kanë pasur kontaktet e para me Jorge Mendes, agjentin e mesfushorit të Lille, duke u vendosur kështu në rreshtin e parë për të siguruar lojtarin kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2023”, shkruan po ashtu, mediumi i njëjtë .
Një gjë që i favorizon kuqezinjët për blerjen e Sanchez është fakti se kanë marëdhënie të mira me Lillie.
Para dy sezoneve, skuadra italiane kishte transferuar Rafael Leao nga Llile, gjatë verës e kishin blerë edhe portierin Maingain, ndërsa mbetet të shihet nëse do ketë edhe një transferim të tretë./Shqip.com