Milani e fillon me fitore edicionin e ri në Serie A, mposhtë Sampdorian minimalisht

Milani e ka filluar me fitore edicionin e ri në Serie A, pasi mposhtën Sampdorian me rezultat minimal prej 1-0, shkruan Shqip.com.
“Rossonerëve” iu deshën vetëm nëntë minuta për të shënuar golin e parë dhe të vetëm të takimit.
Golashënues ishte Brahim Diaz i cili u asistua nga Davide Calabria.
Pjesa e parë pastaj u karakterizua me disa raste nga të dyja skuadrat, por që as shifrat nuk ndryshuan.
Periudha e dytë e ndeshjes ishte e fokusuar më shumë në mesfushë, ku edhe kishte raste më të pakta për shënim.
Shansin më të mirë në 45-minutëshin e dytë të ndeshjes e kishte Gabbiadini, i cili e lëshoi një goditje të fuqishmë në minutën e 52-të, por pritja e Mignain ishte vendimtare në mosndryshimin e rezultatit.
Të përzgjedhurit e Stefano Piolit arritën të mbrojnë rezultatin dhe të fitojnë tre pikë në xhiron e parë.
Aktualisht, “Rossonerët” zënë vendin e tretë për shkak të golaverzhit të dobët, derisa në xhiron e dytë do të përballen me Cagliarin./Shqip.com