Milan – Salernitana, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(13.03.2023 19:54:10)

Milan dhe Salernitana takohen në xhiron ë 26-të në Serie A në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
Milan ndodhet në vendin e katërt e Salernitana pozicionohet në vend të 16-të në tabelë me gjashtë pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Milan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Bennacer, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz; Giroud, Leao.
Salernitana: Ochoa; Gyomber, Daniliuc, Pirola; Mazzocchi, Bohinen, Coulibaly, Bradaric; Kastanos, Candreva; Dia.
/Shqip.com