Milan rikthehet te fitorja
Publikuar:
(23.04.2023 20:24:18)

Pas dy barazimeve radhazi, ndaj Empolit dhe Bolognas, Milani është rikthyer të fitorja në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfuan sonte në shtëpi, duke e mposhtur pastër Leccen. Ndeshja i takoi javës së 31-të.
Takimi i zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:0.
Të dy golat e fitores për kampionin në fuqi italian u shënuan nga Rafael Leao (40’, 75’).
Për “Rossonerët” kjo fitore është shumë e rëndësishme në garën e tyre për një vend në top-katërshe.
Milani tani renditet në pozitën e pestë në tabelë me 56 pikë, aq sa ka edhe Roma si e katërta, por me një ndeshje më pak, si dhe dy pikë më shumë se Interi, që është i gjashti.
Lecce ndodhet në pozitën e 16-të me 28 pikë.
/Shqip.com