Sport Ndërkombëtar

Milan refuzon ofertën e PSG për Theo Hernandez

Theo Hernandez

Sipas raportimeve të fundit, Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Milanit ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin Theo Hernandez, por “Rossonerët” menjëherë refuzuan ofertën, transmeton Shqip.com.

Paraqitjet e mira me skuadrën italiane nuk i kanë siguruar atij një vend në ekipin kombëtar të Frances.

Por, francezët nuk po e anashkalojnë tërësisht atë, pasi gjigandët e Ligue 1, PSG janë të interesuar për shërbimet e tij.

Sipas “Tuttosport”, PSG po kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Milanit 40 milion euro për Hernandez.

Skuadra italiane që transferoi 23-vjeçarin nga Real Madrid në vitin 2019 për shumën 21.5 milion euro, nuk janë të interesuar të dëgjojnë ofertat për yllin e tyre.

Theo Hernandez ka kontratë me “Rossonerët” deri në qershor të vitit 2024./Shqip.com