Milan nesër zyrtarizon vazhdimin e kontratës për yllin e skuadrës
Publikuar:
(02.06.2023 08:49:37)

Skuadra e Milanit pritet që nesër të zyrtarizoj vazhdimin e kontratës me Rafael Leaon.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Antonio Vitiello, rinovim ky i cili vjen pasi skuadra rosonere siguroi kualifikimin për Champions League në vitin e ardhshëm.
Marrëveshja thuhet së është arritur javë më parë, ku Rafael Leao do të nënshkruaj kontratë deri në qershor të vitit 2028, me një pagë deri në 5 milionë euro në sezon.
Milan ka vendosur një klauzolë lirimi për sulmuesin portugez që kap shifrën prej 175 milionë euro.
/Shqip.com