Sport Ndërkombëtar

Milan mposhtet, Ibrahimovic hyn në histori

Milani ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te Udinese në një mbrëmje ku Zlatan Ibrahimovic hyri në histori.

Milani e nisi keq përballjen me Udinesen në “Dacia Arena”. Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me Ronberto Pereyran.

Një gabim nga Bennacer, që i shërbeu Tomorit shumë ngadalë. Samardzic lexoi aksionin, mori topin dhe dribloi drejt zonës. Topi përfundon te Pereyra, i cili godet dobët, por në një kënd që e befasoi portierin Maignan.

Milani ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë, pikërisht në minutën e katërt shtesë të kësaj pjese me Zlatan Ibrahimovicin , që shënoi me 11-metërsh. Gjiganti suedez hyri në historinë e Serisë A, pas u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në kampionatin italian. Me 41 vjet, 5 muaj e 15 ditë mbi shpinë, Ibra theu rekordin që mbahej nga Alessandro Costacurta.

Por nuk ishte e thënë që Milani të shmangte humbjen në pjesën e parë, por vetëm dy minuta më vonë, pra në të gjashtën shtesë, Beto ktheu avantazhin për Udinesen.

Në minutën e 70-të, Milani merr goditjen e radhës nga këmbët e Kingsley Ehizibue, që u gjend në kohën dhe vendin e duhur, 3-1.

/Shqip.com