Milan arrinë marrëveshje për trasferimin e Sandro Tonalit
Publikuar:
(08.07.2021 16:32:50)

Klubi italian, Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit, Sandro Tonali, transmeton Shqip.com.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate të lëshuar.
Tonali do të jetë pjesë e rossonerëve deri në qershor të vitit 2026.
Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar nga Brescia Calcio, dhe gjatë kësaj periudhe me skuadrën italiane zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat./Shqip.com