Rozë

Milaim Zeka i reagon Olta Gixharit për Prekazin

Në një komunikim me fansat që mundësohet nga Big Brother Albania VIP 2, Luizi ka marrë një mesazh nga “familja Jashari”, s’paku ashtu shkruhej në mesazhin e dhënë në ekran.

“Përshëndetje nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruante në këtë mesazh që ishte nënshkruar në emër të Hamëz Jasharit.

Derisa Luizi ngritët në këmbë për ta përshëndetur Hamzën për mesazhin e dërguar, Olta kthehet duke pyetur Nitën “Çka është Prekazi?”.

Pas kësaj ka reaguar gazetari dhe ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998”, tha ai.

“Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar ai.

/Shqip.com