“Microsoft Office” po tërhiqet pas 30 vjet shërbimi

Pas 30 vjet shërbimi, “Microsoft Office” po tërhiqet.
Kjo nuk do të thotë që aplikacionet si Word dhe Excel do të largohen, por përkundrazi se grupi i mjeteve të kompanisë po merr një emër të ri, disi të njohur: Microsoft 365.
Sipas Microsoft, gjatë muajve të ardhshëm, Office.com, aplikacioni celular Office dhe aplikacioni Office për Windoës do të miratojnë markën Microsoft 365 dhe do të marrin pamje dhe ikona të reja.
Microsoft 365 është shumë i ngjashëm me Microsoft Office, megjithëse ka dallime kryesore.

Më i madhi prej tyre është çmimi, Microsoft 365 është një shërbim abonimi mujor dhe Microsoft Office blihet një herë.
Personat që abonohen në Microsoft 365 kanë përditësimet më të fundit të përfshira në planin e tyre, ndërsa ata me Microsoft Office duhet të blejnë versionin më të fundit të softuerit.
Microsoft Office u lëshua për herë të parë në vitin 1990.
/Shqip.com