Mevlani mbylli takimet me të, Filloreta largohet nga “Për’puthen”

Konkurrentja e Për’puthen ka vendosur të largohet nga programi.
Kjo pasi Mevlani dhe Filloreta kanë mbyllur takimet me njëri-tjetrin brenda emisionit të dashurisë.
Të dy konkurrentët kanë vendosur të mbyllin njohjen e tyre në këtë pikë të emisionit, por nuk kanë përjashtuar mundësinë e takimit me njëri-tjetrin edhe jashtë.
Pas disa mungesave në program, Mevlani u rikthye javën e kaluar, i vendosur për t’iu përkushtuar Filloretës.
“Më ka marrë malli se nuk ka qenë këtu. E kam ndjerë veten pak më të vetmuar”, u shpreh Filloreta e cila ka deklaruar se ka lënë Zvicrën vetëm për tu njohur me Mevlanin.
E mgjithatë me vendimin e sotëm ai i ka dhënë fund çdo kontakti mes tyre brenda emisionit duke shtuar se mund të kenë një përputhje në të ardhmen. Pas kësaj Filloreta ka vendosur të largohet e vetme nga programi.
Kujtojmë se Për’puthen e bën mbylljen e këtij sezoni këtë muaj./Shqip.com