Meta kërkon divorcin nga Monika Kryemadhi, caktohet gjyqtarja që ka në dorë çështjen
Publikuar:
(26.06.2024 16:31:31)

Fahrije Budo (Stringa) është gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zgjidhjen e martesës nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi.
Këtë të mërkurë, u hodh shorti elektronik, gjashtë ditë pas regjistrimit të kërkesë padisë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka si paditës shtetasin Ilir Meta dhe të paditur shtetasen, Monika Kryemadhi.
Gjyqtarja Budo ka kaluar procesin e vetting-ut dhe është konfirmuar në këtë detyrë.
/Shqip.com