Meta: Historia na bënë të krenohemi me luftën çlirimtare

Ish-presidenti i Shqipërisë gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Meta në fjalën e tij para ligjvënësve është shprehur se Kosovës i duhet marrëdhënie të mirëfillta me shtetin e Shqipërisë.
“Kur vizitova Kosovën në dhjetor të vitit 2000 asokohe si kryeministër pata theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për marrëdhënie të mirëfillta. Njohja ndërkombëtare nga shumica e vendeve anëtare deri te konfirmimi i Pavarësisë dhe anëtarësimi në shumë organizata rajonale, dëshmon se shteti i ri i Kosovës është shembull edhe për vende të tjera të rajonit”, tha Meta.
Meta ka shtuar se populli shqiptar krenohet me luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Kjo lidhje e pandashme Kosovë-Shqipëri i ka dhënë heronjtë më të mëdhenjtë nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari. Ky vullnet kërkon devotshmëri politike për të bashkëpunuar në të gjitha rrafshet” ka thënë Meta.

Meta gjatë konferencës për media së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë detyrë kushtetuese që të kontribuojë për Kosovën.
“Nuk pranoj asnjë falënderim sepse kam bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka dhe çdo qytetarë i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje është se mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme”, ka thënë më tutje Meta.
Nga dita e hënë në mëngjes do të bëjë shumë herë më tepër edhe për Kosovën, ka shtuar Meta./Shqip.com