Lajme

Meta 1 orë takim me Berishën pas humbjes së thellë në zgjdhje


3 ditë pas zgjedhjeve të “14 Majit” Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur sot në selinë blu për të takuar Sali Berishën.

Pothuajse gati një orë, dy liderët opozitarë kanë diskutuar lidhur me rezultatin zgjedhor, brenda zyrës së Sali Berishës në selinë e PD. Mësohet se në takim ishte i pranishëm dhe Flamur Noka.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Berisha e bëri të qartë që rezultati pas numërimit të votave nuk është i vërtetë, pasi sipas tij qeveria ka manipuluar zgjedhësit përmes grupeve kriminale.

“Bashkë Fitojmë” po harton dhe një raport që siç thonë ata, do të provojë se këto zgjedhje lokale u vodhën nga qeveria.

Pritet për t’u parë nëse këto pretendime qëndrojnë.

/Shqip.com