Messi zgjedh dy trajnerët më të mirë me të cilët nuk ka punuar kurrë

Ylli argjentinas Lionel Messi ka përmendur emrat e dy trajnerëve që nuk e kanë trajnuar kurrë dhe për të cilët ka respekt të jashtëzakonshëm dhe vetëm fjalë lavdërimi.
Është veçanërisht e habitshme se si ai foli për trajnerin portugez Jose Mourinho.
“I respektoj të gjithë trajnerët, por kam respekt të veçantë për Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho”, ka thënë Messi.
“Më kujtohet Ferguson që më përqafoi dhe më puthi në ballë edhe pasi mposhtëm Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai më thoshte gjëra në atë moment që unë nuk i kuptoja, por gjuha e tij e trupit më tregoi se sa i madh është ai njeri me të vërtetë”, kujton futbollisti më i mirë në botë.

Pas kësaj, ai pati edhe fjalë lavdëruese për Jose Mourinhon, gjë që është veçanërisht interesante pasi prej vitesh spekulohet se mes tyre ka pasur armiqësi.
/Shqip.com