Messi pranë kthimit, Barcelona ka bërë ofertën zyrtare
Publikuar:
(17.05.2023 15:35:03)

Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë është i afërt, pasi Bareclona raportohet se ka dorëzuar zyrtarisht ofertën e saj.
Kështu raporton “Sport”, e cila shton se “blaugranat” besojnë se Messi do të thotë “po-në” e madhe. Barcelona, siç thuhet në raportim, i ofron një kontratë 2-vjeçare yllit argjentinas, me të ardhura vjetore prej 25 milionë euro.

Ajo që dihet është se Messi do të largohet nga PSG dhe përveç Barcelonës, Al Hilal po përpiqet ta bindë atë duke i dorëzuar “çelësin e kasafortës”, ku klubi saudit është i gatshëm t’i japë 450 milionë euro argjentinasit.
/Shqip.com