Messi – po shkëlqen përsëri
Publikuar:
(22.08.2022 13:15:10)

Sezoni i parë ishte dëshpërues.
Madje, u vërshëllye edhe në “Parkun e Prinave”.
Leo Messi – heshti, nuk reagoi dhe e vazhdoi rrugëtimin në qytetin e dritave.
Sulmuesi argjentinas është në qiellin e shtatë.
35 vjeçari e zhvilloi një paraqitje magjike ndaj Lilles – mbërë – duke treguar që po kthehet në formën e vjetër.
Ai shënoi një gol dhe asistoi një herë.
Tashmë, në total – Messi ka tri gola dhe dy asistime – në po aq ndeshje të zhvilluara në Ligue 1.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë – ka kontratë me PSG-në deri verën e vitit 2023 dhe pastaj do jetë lojtar i lirë./Shqip.com