Sport Ndërkombëtar

Messi njofton për largimin e tij nga PSG

Lionel Messi, ka njoftuar largimin e tij nga PSG pas dy sezonesh.

“Jam i lumtur që arrita të përfaqësoj PSG-në. Më pëlqeu shumë të luaja në këtë ekip me lojtarë kaq të mirë. Dua të falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, citohet Messi nga gazetari Fabrizio Romano në rrjetet sociale, duke cituar ESPN.

Sonte, Messi do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së. Skuadra e Christophe Galtier do të presë Clermont në javën e fundit të kampionatit francez.

E ardhmja e tij ende mbetet e paqartë, ndërsa tri opsionet më të përmendura janë: Barcelona, Al Hilal dhe Inter Miami.

/Shqip.com