Sport Ndërkombëtar

Messi – mbret i asistimeve edhe në vitin 2022

Leo Messi

Nuk shënoi gol.

Por, prapë shkëlqeu.

Leo Messi ka regjistruar dy asistime – në fitoren që Paris Saint Germain e regjistroi sonte – në udhëtim te Nantes me rezultat 0-3.

Argjentinasi e asistoi dy herë Kylian Mbappen – për ta dëshmuar edhe një herë formën e lartë që po kalon.

Messi – tashmë ka gjashtë asistime në po aq ndeshje të zhvilluara në Ligue – 1 në këtë sezon.

Teksa, ka realizuar edhe tre gola.

35 vjeçari është “Mbret i Evropës” për asistime – në vitin 2022, me gjithsej 16-të.

Askush nuk ka më shumë.

https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1566167523464290308?s=20&t=KjUGxEKtm_eELn102MaO5w

Problemet me përshtatje në Ligue 1 që i pati në sezonin e kaluar – tashmë i ka lënë prapa krahëve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë – ka kontratë me PSG-në deri verën e vitit 2023 dhe pastaj do jetë lojtar i lirë./Shqip.com