Messi e realizon golin e parë në Ligue 1

Ecurisë negative të Leo Messi-t në Ligue 1, i erdhi fundi.
Argjentinasi ka shënuar golin e parë në futbollin elitar francez, në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj Nantes, shkruan Shqip.com.
Në këtë takim, parisenët ishin fenomenal nga minuta e parë dhe arkëtuan pikët e plota, duke triumfuar me rezultat 3-1.
Por, rezultati mbeti në plan të dytë, pasi Messi e realizoi golin e parë në Ligue 1.
Numri 30-të, goditi me të majtën – jashtë zonës së rreptësië dhe e festoi golin e parë në këtë kampionat në Ligue 1.
Ndërsa, tre gola i ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Paraqitje të mirë në këtë takim pati edhe Kylian Mbappe, që shënoi një gol dhe regjistroi një asistim.
Me ktë fitore, ata e “blindojnë” vendin e parë, me 37 pikë, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.
13-të më shumë se Lens që ëshët një pozitë më poshtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Nantes mbetet në vendin e 11-të.