Sport Ndërkombëtar

Messi e kërkon fitoren ndaj Rashanit

Leo Messi

Paris Saint Germain – e zhvillon sonte ndeshjen e parë – në këtë sezon të Ligue 1 – në udhëtim te Clermont Foot, me fillim nga ora 21:00.

Leo Messi me shokë do e kërkojnë fitore, teksa në rradhët kundërshtare do e kenë sulmuesin e Përfaqësues së Kosovës, Elbasan Rashani.

Rashani e zhvilloi një sezon të mirë së fundmi – duke realizuar tetë gola dhe asistuar tre herë.

Madje, as Messi nuk arriti të shënojë aq, sepse e tundi rrjetën vetëm gjashtë herë.

Teksa, pati 14-të asistime.

Favorit në letër – është pa asnjë dyshim PSG-jë që e synon mbrotjen e titullit.

Për shkak të lëndimit – në rradhët e parsienëve mungojnë Kylian Mbappe, Timothee Pembele dhe Julian Draxler./Shqip.com