Messi dhuroi asist spektakolar për Mbappen, shijojeni magjinë e argjentinasit

Paris Saint-Germain fitoi 5-0 ndaj Auxerres në kuadër të javës së 15-të në Ligue 1.
Por, goli i minutës së 11-të ka marrë gjithë vëmendjen, pasi aty u prodhua një moment magjik.
Për momente të tilla, nuk është habi se aty është Lionel Messi që bëri një pasim magjik te goli i Kylian Mbappen.
Argjentinasi e pasoi topin tek Nuno Mendes, derisa ky i fundit asistoi te francezi për rezultatin 1-0.
Messi është duke shpërthyer në këtë sezon në Ligue 1, pasi ka shtatë gola dhe dhjetë asistime.
Argjentina do të shpresojë të përfitojë nga kjo formë e mirë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, për të triumfuar në Kupën e Botës që fillon më 20 nëntor në Katar.
Verrati x Messi 😍#psg #messi #verrati #mbappe #neymar pic.twitter.com/kFL8tsrgMW
— Aravind Shankar (@AravindAquaris) November 13, 2022
/Shqip.com