Lajme

Mësohet vendi dhe kohëzgjatja e protestës së 6 dhjetorit

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë është parashikuar të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sot nga selia blu ka mbërritur në Policinë e Shtetit kërkesa për të marrë leje për tubimin.

PD ka kërkuar leje nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në sheshin para Kryeministrisë. Shkresa mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka.

Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shteti do ta miratojë kërkesën për protestë apo do të regjistrojë një precedent si institucion në shërbim të Rilindjes duke e refuzuar tubimin.

Ditët e fundit ministra dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, kanë bërë reagime kundër kësaj proteste dhe kanë lëshuar thirrje ndaj mbështetësve të opozitës që të mos i bashkohen atë ditë në shesh.

I paqartë është akoma edhe vendimi i Ilir Metës, për t’ju bashkuar apo jo protestës së PD-së. Deri më tani kreu i Partisë së Lirisë nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje ndërsa sot paradite zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu.

/Shqip.com