Mesiq-Kurtit: Serbia vazhdon me fushatën e çnohjeve

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq i porositi liderët Kosovar që të angazhohen më shumë në fushën diplomatike pasi Serbia është duke vazhduar fushatën lobuese për çnjohjen e Kosovës.
Mesiq këtë porosi ia përcjelli edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit gjatë takimit që është zhvilluar në Prishtinë.
Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se në këtë proces ata kanë në qendër njohjen e ndërsjellë me qëllim që palët të shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Mesiq shoqërohej edhe nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Ky i fundit theksoi nevojën që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian përfshirë këtu edhe çështjen e liberalizimit të vizave. /Shqip.com