Sport Ndërkombëtar

Mesazhi lamtumirës i Raphaël Varane drejtuar Real Madrid

Raphael Varane

Tranferimi më i ri i Manchester United, Raphaël Varane ka postuar një mesazh lamtumirës drejtuar Real Madrid, shkruan Shqip.com.

“Këto ditë të kaluara kanë qenë të mbushura me shumë emocione, ndjenja që dua t’i ndaj me të gjithë ju”, shkruan 28-vjeçari në Instagram.

“Pas 10 vitesh të mahnitshme dhe të mrekullueshme në Real Madrid, një klub që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time, ka ardhur dita për të thënë lamtumirë”.

“Që kur kam ardhur në vitin 2011, ne së bashku kemi tejkaluar të gjitha pritjet dhe kemi arritur gjëra që vetëm i kam ëndërruar. Une do të doja të falënderoja të gjithë trajnerët dhe të gjithë njerëzit që punojnë ose kanë punuar në klub për gjithçka që kanë bërë për mua”, shtoi ai.

“Faleminderit shumë edhe për të gjithë madridistët që më dhanë gjithmonë shumë dashuri dhe me kërkesat e tyre të mëdha më shtynë të jap më të mirën dhe të luftoj për çdo sukses”.

“Kam pasur nderin të ndaj dhomën e zhveshjes me lojtarët më të mirë në botë. Fitore të panumërat nuk do t’i harroj kurrë, veçanërisht ‘La Decima’. E kuptoj që ka qenë një privilegj i madh të kem qenë në gjendje të jetoja ato momente të veçanta”.

“Së fundmi, duka të falënderoj të gjithë spanjollët dhe veçanërisht qytetin e Madridit ku kanë lindur dy fëmijët e mi. Ky vend do të jetë ghithmonë i veçantë për mua. Ka qenë një udhëtim mahnitës në çdo mënyrë. Unë largohem me ndjenjën e dhënies së gjithçkaje dhe nuk do të ndryshojë asgjë në këtë histori tonën”, përfundoi francezi.

Reprezantuesi francez kompletoi transferimin e tij te Manchester United pas 10 vitesh të kaluara në Madrid, dhe pas triumfit për çdo trofe të mundshëm./Shqip.com