Mes zërave për një lidhje të re, Semi Jaupaj bën urimin special për njeriun e saj të preferuar
Publikuar:
(16.06.2022 17:58:43)

Semi Jaupaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother.
Ajo së fundi është përfolur edhe për një lidhje me Ron Zaitin.
Kjo pasi dyshja janë parë shumë të afërt në klip si dhe në festivalin UNUM janë parë në momente intime njëri me tjetrin.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nga ana e tyre.

Ajo ka vendosur që të injorojë lajmet dhe ta uruar babain e saj për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar. Të dua sa qielli, sa toka Ba’. Gjithmonë e vogla jote.”, ka shkruar ajo krahas një fotoje nga fëmijëria e saj./SHQIP.com