Mertens do i bashkohet Galatasarayt
Publikuar:
(06.08.2022 16:50:14)

Dries Mertens do e vazhdojë karrierën në Turqi.
Pas nëntë viteve të kaluara në Napoli, ai do t’i bashkohet Galatasarayt.
Kjo është bërë e ditur në mënyrë “indirekte” nga vetë klubi turk – përmes një postimi në Twitter.
Aty – është publikuar një video – ku alarmi është kurdisur me orërt lokale të Milanos, Brukselit dhe Stamobollit.
I pari është qyteti ku Mertens po qëndron, i dyti vendlindja e tij, kurse i treti me shumë gjasë – vendi ku do të zbarkojë së shpejti.
Sulmuesi 35 vjeçar i zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, teksa realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.
Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, goditjet e forta, teksa është pjesë e rregullt e kombëtares belge – që shumë vite./Shqip.com