Lajme

“Merrni armët”/ Meta sqaron deklaratën që bëri në Roskovec: Ka rënë shteti. Duhet një përgjigje e organizuar!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me deklaratën e bërë në Roskovec pak ditë më parë, ku tha se duhen rrëmbyer armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve.

Sot, një deklaratë të tillë, Meta e ka justifikuar me shprehjen: Ka rënë shteti.

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”, tha ai.

Disa ditë më parë, ish-kreu i shtetit bëri thirrje nga Roskoveci që shqiptarët të armatosen për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre nga ajo që ai e quan banda në pushtet.

/Shqip.com