Merr fund koha e Iscos – në Real Madrid
Publikuar:
(21.05.2022 16:33:05)

“Karriera e Iscos me Real Madridin përfundon sot”, i tha gazetarëve – trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Pas nëntë viteve, Isco dhe “mbretërit” do i ndajnë rrugët.
E ardhmja e tij nuk dihet, por fakti që në verë do jetë me parametra zero i “josh” shumë skuadra.
Mesfushori spanjoll ka një CV të pasur me madrilienët, pasi ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi.
Pa dyshim – suksesi më i madh në karrierën e tij mbetet – triumfi në Ligën e Kampionmëve për tri herë radhazi – që është një rekord ne vete.
Isco është 30 vjeçar dhe ka ende shumëçka t’i ofrojë futbollit – ani pse kabinetin e trofeve thuajse e ka të mbushur.
Ai ishte bashkuar me Real Madrid – në vitin 2013, teksa paraprakisht e kishte djersitur fanelën e Malagas. /Shqip.com