Merkel në Beograd: Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.
Merkel vizitoi Serbinë, duke folur edhe për raportet Gjermanisë me shtetin serb.
Ajo iu referua më shumë dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit.
“Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Jo të gjitha vendet e BE -së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk ka kuptim të flasim për të para se të zgjidhen çështje të tjera”
“Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, ka thënë Merkel.
Pas Beogradit, Merkel do ta vizitojë edhe Tiranën.
Pos me kryeministrin Edi Rama, ajo do të takohet edhe me kreun ekzekutiv kosovar, Albin Kurtin. /Shqip.com