Meriton Mjekiqi thyen heshtjen pas finales së “Big Brother VIP 3”
Publikuar:
(27.05.2024 20:09:32)

Meriton Mjekiqi ka reaguar për herë të parë ditën e sotme pas finales së “Big Brother VIP 3”.
Përmes një videoje të postuar në Instagram ai ka falenderuar mbështetësit e tij për mbështetjen në këtë aventurë.
“Në fakt sot po e shijoj ditën. Kam pushuar, kam fjetur. Jam mirënjohës që keni besuar se unë mund të vija deri këtu ku arrita. I jam mirënjohës çdo familjeje shqiptare dhe çdo shqiptari kudo në botë që më keni votuar. dhe ju falenderoj shumë për çdo gjë. Jua dua pa masë”, ka thënë Meritoni.
/Shqip.com